Shkolla fillore komunale “Jeronim De Rada “ Çerkez – Kumanovë është themeluar në vitin shkollor 1968/69 , si shkollë katërvjeçare periferike e shkollës fillore “Bajram Shabani” - Kumanovë. Mësimi zhvillohej në një shtëpi private të Ramadan Musliut i cili vullnetarisht e lëshoi objektin e vetë për të mësuar nxënësit deri në ndërtimin e objektit të ri më 1972 , shkolla e re ishte e ndërtuar me 4 klasë e më vonë u zgjerua që edhe sot shfrytëzohet për procesin edukativo- arsimor kuptohet në faza gjatë viteve është rindërtuar duke u përshtatur numrit të nxënësve dhe kushteve për punë . Më vitin 1971 shkolla u nda nga nga shkolla fillore “Bajram Shabani” dhe iu bashkua si shkollë periferike e shkollës fillore “ Vëllazërimi”- Kumanovë. Në ato vite kishte vetëm nga një paralele nga klasa e parë deri në të katërten , kurse nxënësit ciklin e lartë e vazhdonin në shkollën qendrore .Paralelja e parë numëronte 29 nxënëxs me mësues Bajram Osmani.Më vitin shkollor 1970/71 numri i nxënësve u rrit në 92 të shpërndarë në 3 paralele dhe mësimin e zhvillonin mësuesit: Bajram Osmani, Arif Sulejmani dhe Ibrahim Xhelali.Më vitin shkollor 1971/72 numri i nxënësve u rrit në 120 të shpërndarë në 4 paralele ku mësimin e realizonin mësusit:Bajram Osmani, Arif Sulejmani, Ibrahim Xhelali dhe tefik Xheladini.Në vitin shkollor 1972/73 numri u rrit në 124 nxënësn në 4 paralele.Në vitin shkollor kishte 127 nxënës në 4 paralele dhe mësimin e realizonin këto mësues: Ismail Alimi, tefik Xheladini, Nebi Jashari dhe Qemal Osmani.Më vitin shkollor 1974/75 kishte 130 nxënës në 4 paralele dhe mësuesit e njejtë nga viti i kaluar shkollor.
Shkolla në Çerkez si shkollë e mëvetësishme daton nga viti shkollor 1987/88 , si shkolla fillore “ 1 Maji “ në bazë të vendimit të Këshillit Komunal për shkolla fillore dhe parashkollore , dhe mbrojtje shoqërore të fëmijëve – Kumanovë numër 08-49/XI-6-2 nga 22.05.1987. Drejtori i parë ishte emëruar Feriz Dervishi( 23.12.1987 deri më 08.04.1993).
Prej 01 korrik 1994 shkolla e ndërroi emrin dhe filloi të quhet shkolla fillore " Jeronim De Rada ".
Aktiviteti i shkollës është verifikuar me vendimin numër 10-1382 nga data 09.06.1995 lëshuar nga ana e Ministrisë .
Drejtor të kësaj shkolle ishin Mustafa Zeqiri,Sabri Hasani, Azir Aziri, Shejnaze Zimberi, Gjyltene Pajaziti dhe drejtori aktual Mr.Hakik Jahiu.
Proçesi edukativo arsimor mbahet në Gjuhën shqipe . Shkolla punon në dy turne , turni i parë fillon nga ora 07: 15 kurse turni i dytë nga ora 13 : 15 .
Gjatë këtij viti shkollor procesin edukativo arsimor e vijojnë afër 700 nxënës të shpërndarë në 31 paralele. Aktivitet edukativo arsimore i realizojnë 45 arsimtar , drejtori, ndihmës drejtori , bashkëpunëtorët profesional : pedagogu,psikologu,defektologu dhe bibliotekisti.