Ekspozitë me rastin e 28 Nëntorit - 100 vjetorit të Shtetit Shqiptar, në SHFK " Jeronim De Rada " Çerkez -Kumanovë. Faliminderime deri te Z. Ismail Xheladini ,Prof. Bashkim Qerimi, prof.Muhamedali Alili dhe gjith kolektivin e shkollës sonë që dhanë kontribut për realizimin e suksesshëm të ekspozitës.
Në SHFK " Jeronim De Rada" Çerkez - Kumanovë sot më datë 04.10.2012 ,për vizitë qëndroi përfaqësuesi i OSBE-së - zytrari për vëzhgim z.Piter Erhardi dhe Blerim Zeqiri. Ata u pritën nga drejtori M-r. Hakik Jahiu si dhe nga shërbimi pedagogjiko - psikologjik i shkollës.
|
Shkolla fillore komunale “Jeronim De Rada” nga Çerkezi i Kumanovës është shpallur kampione në garat
tradicionale në futboll “Isa Ameti”, të organizuara nga SH.A.SH. Kumanovë -Likovë për nder të 7 Marsit-Ditës se Mësuesit.
Ata në finalen e madhe, të zhvilluar të enjten, kanë mundur Sh.F. “Faik Konica” nga Sllupçani me rezultat 4-3, pas ekzekutimit më të mirë të penalltive, ngase në kohën e rregullt ndeshja
përfundoi me rezultat të barabartë 2-2. Vendin e tretë e ka fituar shkolla fillore “Kultura” nga fshati Mateç.
Finalja është luajtur në sallën sportive në Sllupçan, ndërsa në këto gara morën pjesë 11 shkolla fillore shqipe nga komuna e Kumanovës dhe Likovës.
“Jemi tepër të kënaqur që fituam vendin e parë. Mendoj se e kemi merituar, pasi nxënësit janë futbollistë shumë të mirë, poashtu edhe arsimtarët që janë në rolin e trajnerëve kanë udhëhequr
si duhet ekipin e shkollës tonë. Për këto gara kemi bërë stërvitje të regullta dhe kujtoj se suksesi ka ardhur si rezultat i punës sonë. Uroj që të vazhdojmë me suksese të tilla edhe në garat
e ardhshme sic janë ato komunale, zonale, ndërzonale dhe republikane”, ka deklaruar për gazetën “Lajm”, Hakik Jahiu, drejtor i Shkollës fillore komunale “Jeronim De Rada” nga
Çerkezi.
Kujtojmë se, kjo shkollë vitin e kaluar e kishte fituar vendin e parë në garat republikane të shkollave fillore në tërë Maqedoninë.